FB
I dërguari i posaqëm amerikan James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë shërbeu si ndihmës sekretar i shtetit, ka thënë se është shumë e mundshme që mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet paqja.
Duke iu referuar marrëveshjes së muajit të kaluar mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër , në kuadër të Bashkimit Evropian, ai ka thënë se normalizimi i marrëdhënjëve ne mes dy shteteve, do të sjellë një të ardhme më të mirë për njerëzit dhe rajonin.
Rubin, i cili ndodhet në Mal të Zi, ka thënë se këtë herë nuk planifikon të qëndrojë në Prishtinë dhe në Beograd dhe ka folur për kampanjën e dezinformimit dhe manipulimit rus në Ballkan e veçmas në Malin e Zi.