E Martë, Shtator 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Rritet tensioni SHBA-Kinë

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Shtëpia e Bardhë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për shkak të kërcënimit që, sipas tyre, inteligjenca artificiale e Kinës paraqet për sigurinë kombëtare të vendit. Qeveria amerikane ka vendosur më shumë kufizime ndaj kompanive amerikane në vendin aziatik.

Nga Uashingtoni konsiderojnë se “Kina është e përfshirë në një strategji të gjerë dhe afatgjatë që drejton, lehtëson ose mbështet përparimet në teknologjitë që janë kritike për ushtrinë, inteligjencën, mbikëqyrjen ose aftësitë kibernetike të vendeve të tjera”. Përballë kësaj ideje, Amerika do të detyrojë disa kompani teknologjike të ndalojnë tregtinë me Kinën dhe paralajmëroi se shkelja e kësaj mase do të ndëshkohet me sanksione të ashpra.

Presidenti Joe Biden ka ndaluar investimet amerikane në tre nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kineze si gjysmëpërçuesit, llogaritjet kuantike dhe sistemet e inteligjencës artificiale. Nga Uashingtoni akuzojnë gjithashtu ekonominë e dytë më të madhe në botë për eliminimin e “barrierave midis sektorëve civilë dhe tregtarë me ato të mbrojtjes industriale dhe ushtarake”, përmes kërkimit, zhvillimit, blerjes dhe devijimit të teknologjive pararojë, “me qëllim që të arrijë dominimin ushtarak”.

Qeveria amerikane rezervon gjithashtu të drejtën për të vendosur se çfarë lloj investimesh nga kompanitë amerikane mund të bëhen në sektorin e teknologjisë kineze. Kompanitë që kanë këtë synim do të duhet ta komunikojnë dhe qeveria mund ta ndalojë nëse konsideron se cenohen interesat e vendit.

Reagimi kinez

ADVERTISEMENT

Nga Pekini kërkuan të jepnin mendimin e tyre për këtë çështje përmes një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme, i cili shprehu zhgënjimin e tij për këtë masë, të cilën e cilësoi si “ngacmim teknologjik” dhe vlerësoi se Amerika kërkon “të privojë Kinën nga e drejta e saj për zhvillim dhe të ruajë hegjemoninë dhe interesin e vet”.

Kina i kërkoi Amerikës që të revokojë menjëherë këtë vendim dhe paralajmëroi se nëse nuk veprohet, ajo do të hakmerret. Përveç kësaj, nga qeveria e Xi Jinping konsiderojnë se nga ekonomia e parë botërore po u vendoset një “shtrëngim ekonomik”. /A2CNN

TË NGJASHME

Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

2025-09-09
Gjykata e Lartë dënon me 1 vit burg ish-kryeministrin Thaksin Shinawatra

Gjykata e Lartë dënon me 1 vit burg ish-kryeministrin Thaksin Shinawatra

2025-09-09
Spektakël i rrallë në qiell: “Hëna e Përgjakur” mahniti botën, u pa edhe në Kosovë

Spektakël i rrallë në qiell: “Hëna e Përgjakur” mahniti botën, u pa edhe në Kosovë

2025-09-08
Trumpi synon marrëveshje për Gazën “së shpejti”

Trumpi synon marrëveshje për Gazën “së shpejti”

2025-09-08
Next Post
Termet’ në Itali, jep dorëheqje Roberto Mancini

Termet’ në Itali, jep dorëheqje Roberto Mancini

Related Post

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

2023-02-07
Davis i Pejës sërish MVP

Davis i Pejës sërish MVP

2024-01-22
NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

2023-05-16

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

2 ORË MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

7 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

8 ORË MË PARË
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

8 ORË MË PARË
Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

1 DITE MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

8 ORË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

8 ORË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

1 DITE MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

5 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL