Portugalia ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Pas fitores ndaj Lihtenshtajnit para tre ditësh, të përzgjedhurit e Roberto Martinezit triumfuan me lehtësi, siç edhe pritej, në udhëtim ndaj Luksemburgut.
Ndeshja përfundoi me rezultatin e thellë 0:6, teksa Cristiano Ronaldo edhe në këtë ndeshje shënoi dy gola. Sulmuesi i Al-Nassr realizoi në minutat 9 dhe 31.
Golat tjerë u shënuan nga Joao Felix (15’), Bernardo Silva (18’), Otavio (77’) dhe Rafael Leao (89’).
Sulmuesi i Milanit kishte rastin që të shënonte edhe në minutën e 85-të, por dështoi nga penalltia.
Portugalia pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe prin në Grupin J, kurse Luksemburgu është i pesti me një pikë