F. B.
Mesfushori spanjoll i Manchester City, Rodri, është shpallur fitues i “Topit të Artë” për vitin 2024 në ceremoninë e mbajtur sonte në Paris, organizuar nga “France Football”.
Ai ka lënë pas brazilianin Vinicius Jr. dhe anglezin e Real Madrid, Jude Bellingham.
Rodri, të cilin trajneri i City-t, Pep Guardiola, e ka quajtur “mesfushori më i mirë në botë”, ka qenë kyç në sukseset e ekipit të tij.
Gjatë sezonit të kaluar, ai e ka ndihmuar Manchester City të fitonte titullin e katërt radhazi në Premier League dhe ishte shpallur lojtari më i mirë në Kampionatin Evropian 2024, pasi Spanja fitoi titullin e saj të katërt.