E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Rizvanolli: Efiçiencën e energjisë e kemi top prioritet

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

“Qeveria duhet të vazhdojë të zbatojë programet e saj në mbështetje të komunave në zbatimin e masave për Efiçiencë së energjisë në ndërtesat publike si dhe të mbështeten komunat në zbatimin e projekteve vetanake me mbështetje financiare nga institucionet ndërkombëtare, që të përmirësojnë më tej agjendën e tyre të gjelbër”. Ky është rekomandimi i Institutit GAP, për ministrinë e Ekonomisë, që të marr sa më shumë masa që ndikojnë në kursim të energjisë.

Kosova ka intensitetin më të lartë të energjisë në Evropë. Sektori rezidencial është konsumatori kryesor, që do të thotë se është edhe sektori me potencialin më të lartë për kursim të energjisë. Ky ishte konstatimi që u tha në tryezën: “Përfitimet ekonomike nga investimet në efiçiencë të energjisë më Kosovë”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se efiçienca e energjisë është “top prioritet” i Qeverisë. Sipas saj, përkrahja për efiçiencë të energjisë do të vazhdoj edhe më tutje. “Sivjet ne bashkëpunim me Fondin, e kemi dizajnuar skemën për pajisje të enëlarëseve, frigorifer, sisteme solare termale dhe fotovoltaike. Skema do të lansohet këtë muaj në mënyrë që të përgatitemi për dimër”, ka thënë ministrja.

Ajo përmendi edhe skema të tjera për pajisje efiçiente dhe për bizneset e vogla. “Tanimë e dimë rrugën pas përvojës me skemën e vitit të kaluar. Fakti që kemi skema që funksionojnë na bënë më të lehtë financimin në skemat tjera të pajisjeve efiçiente”, ka shtuar ministrja Rizvanolli.

ADVERTISEMENT

Prezantuesi i raportit, Blendi Hasaj nga Instituti GAP, tha se për zbatimin e Strategjisë së energjisë për energji duhet ta ripërcaktojë fushëveprimin e Fondit të Efiçiencës së Energjisë.

“Qeveria duhet ta nxisë sektorin privat që të arrijë sukses në zbatim të strategjisë”, tha Hasaj.

Kryeshnik Muhaxheri nga Fondi për efiçiencë të energjisë tha se do të fillojnë me financimin në ndërtesa shumëbanesore për efiçiencë të energjisë, por edhe për shtëpi.

Profesori i inxhinierisë mekanike, Naser Sahiti tha se Fondi i Efiçiencës së Energjisë duhet të mbështetet, sepse kjo ndikon në ruajtje të energjisë. “Ndoshta pavetëdijshëm më shumë kemi harxhuar sesa kemi kursyer energji”, ka theksuar ai.

Sahiti tha se Universiteti i Prishtinës duhet të përgatis kuadro në mënyrë që Kosova të ketë punëtorë që i duhen tregut. “Kemi trajnuar 30 auditorë të energjisë”, ka shtuar ai.

Sipas raportit të GAP-it me zbatimin e këtyre politikave mund të krijohen më shumë se 4,000 vende pune në sektorin e Efiçiencës së Energjisë, si dhe nga kursimi i kapitalit dhe ridistribuimi i të hyrave të krijohen edhe rreth 1,382 vende pune në sektorët e tjerë për një afat kohor prej 20 vite, aq sa është jetëgjatësia e masave. Për më tepër, bashkëfinancimi qeveritar ndikon edhe në formalizmin e tregut të punës si dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve të ofruara.

Për të promovuar Efiçiencën e Energjisë në sektorin privat, raporti i GAP-it, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë veprimet e mëposhtme:

Të siguroj rrjedhën e vazhdueshme të financimit në Fondin e Efiçiences së Energjisë nëpërmjet zbatimit të skemave të detyrueshme, sipas Ligjit për Energjinë. Nëpërmjet kësaj skeme, çdo kompani energjetike është e detyruar të investojë një pjesë të fitimit për zhvillimin e masave të Efiçiencës së Energjisë tek palët e treta.

Të zgjeroj fushëveprimin e Fondit të Efiçiencës së Energjisë duke e bërë atë fond për tranzicionin energjetik i cili ka mandat të mbështes ekonomitë familjare, sektorin privat, si dhe sektorin publik në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë.

Të krijoj tregun e kompanive ESCO, duke zhvilluar model kontratat që të sigurohet investimi i tregut privat në projektet e Efiçiencës së Energjisë.

Të zgjeroj mbështetjen e Fondit për Garanci Kreditore në mbështetje të sektorit privat për uljen e riskut në investimin e projekteve të BE-së. Të zhvillojë strategjitë plotësuese që promovojnë efiçencën e energjisë në sektorët e transportit dhe industrisë.

Së fundi, në përgatitje të zbatimit të SKE-së, qeveria dhe partnerët e saj vendore/ndërkombëtarë duhet të fillojnë përgatitjen e tregut të punës dhe tregut në përgjithësi për të rritur kapacitetet absorbuese, duke ulur rrezikun e rritjes së inflacionit të shërbimeve të lartpërmendura dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve/produkteve.

TË NGJASHME

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

2025-09-09
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

2025-09-09
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

2025-09-09
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

2025-09-09
Next Post
Ambasadori Hovenier deklarohet për kërcënimet ndaj policëve në veri të Kosovës

Ambasadori Hovenier deklarohet për kërcënimet ndaj policëve në veri të Kosovës

Related Post

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

2023-02-07
Davis i Pejës sërish MVP

Davis i Pejës sërish MVP

2024-01-22
NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

2023-05-16

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

14 ORË MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

19 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

21 ORË MË PARË
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

21 ORË MË PARË
Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

2 DITË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

20 ORË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

20 ORË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

2 DITË MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

6 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

6 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL