Është përmbyllur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve edhe procesi i rinumërimit të 1 mijë e 631 fletëvotimeve të shpallura të pavlefshme e të cilat i takojnë votimit me postë.
“Të njëjtat janë rivlerësuar sipas kërkesës së shprehur në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Tutje, sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve.
“Gjithashtu, numërimi është zhvilluar në prezencë të vëzhguesve të akredituar dhe medieve”, tha ai.