Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilia Rexhepi, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka folur për të arriturat e Qeverisë së Kosovës, duke përmendur edhe nënshkrimin e marrëveshjes me Malin e Zi për njohjen e policave kufitare mes dy vendeve.
“Njëra ndër të arriturat është heqja e Kartonit të Gjelbër me Malin, e zi, si rezultat i saj kemi lëvizje më të mirë në mes Kosovës dhe Malit të Zi”, tha ajo sot në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, dhe drejtori i Shoqatës – Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, Boris Saban, në qershor të vitit 2021, ku ishte i pranishëm edhe i kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kishin nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella në Republikën e Kosovës dhe Malit të Zi.
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilia Rexhepi, ka përmendur se ka pasur qindra takime që janë me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ajo ka përmendur edhe rezolutën që Kuvendi ka miratuar për Sebrenicën.
“Në dy vitet e kaluara kemi pasur nderin të merremi me avancim. Kemi arritur marrëveshje në rajon. Qëllimi jonë shtet çdo qytetarë të jetë i sigurt, pa marrë parasysh përkatësinë”, tha ajo.