F.B.
Vendi ynë gjatë së enjtes është përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut.
Sipas disa fotografive që janë publikuar në rrjetet sociale, disa qytete janë përfshirë nga vërshimet.
Në Prishtinë është krijuar vështirësi në qarkullimin e veturave, përfshirë edhe në lagjen Veternik.
Për këtë situatë, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.
“Ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që orët në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e Qytetit. Kryetari i Komunës ka marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe ka krijuar një Shtab Emergjent i cili ka filluar punën në teren. Ftojmë qytetarët të cilët banojnë Afër Lumit Podranqa dhe Terrstena që të përgatiten për evakuim”, thuhet në njoftim.