E Premte, Gusht 15, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Remzi Ejupi: Lojtarë si Zhegrova në Kosovë dalin një herë në 40 vjet, Baresi më tha se ai është pasuri kombëtare për ne

2 years MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Remzi Ejupi i ka dalë në mbrojtje ish-futbollistit të tij tek FC Prishtina, Edon Zhegrovës.

Ylli kosovar së fundmi mbeti jashtë Kombëtares së Kosovës dhe u bë një çështje shkaku i deklaratave që i dha në muajt e fundit dhe pasi mbeti jashtë “Dardanëve” në ndeshjet e fundit.

Ish-presidenti i klubit më të madh në vend ishte ai që e shtyu përpara lojtarin qysh në moshën e adoleshencës, për ta bërë një karrierë të suksesshme në Evropë.

“Në atë kohë, bashkë me anëtarin e Bordit të klubit, Sinan Vllasaliu, u takuam me presidentin e skuadrës së njohur belge, Standard, z. Roland Duchatelet, përmes së cilit ua mundësuam të shkonin në prova lojtarët si Edon Zhegrova, Emir Sahiti, Liridon Latifi e Lorik Aliu”, thotë Ejupi.

Ai ishte mysafir në emisionin “Favorit” dhe e shprehu shqetësimin e tij për trajtimin që po i bëhet futbollistit të Lillet, i cili aktualisht është lojtari më në formë i Kombëtares së Kosovës.

Presidenti më i suksesshëm në futbollin kosovar shprehet se në Federatën e Futbollit të Kosovës ka probleme edhe më të thella sesa ai me Zhegrovën.

“Ky është një dëm jashtëzakonisht i madh. Rasti i Zhegrovës tregon se aty nuk ka atmosferë, aty nuk ka harmoni, aty ka probleme shumë më të thella sesa Zhegrova. Kur ka qenë te Prishtina, Edoni më duket ka qenë 14 vjeçar dhe në atë kohë ishte organizuar ‘Milan Junior Camp në Kosovë’ nga i madhi dhe legjenda italiane, Franco Baresi, me një grup tjetër ish-lojtarësh të mëdhenj të klubit. Ai u vonua për të ardhur në atë kamp, por në fund iu bashkua këtij grumbullimi. Pas një jave erdhi vetë Baresi dhe më tha: ‘shiqoni, këtë 14 vjeçar e keni pasuri kombëtare, ruajeni, trajtojeni, mbajeni mirë se është pasuri kombëtare”, deklaroi fillimisht Ejupi.

ADVERTISEMENT

“Zhegrova është lojtar që do ta kemi vështirë ta bëjmë prapë. Ai është lojtarë që në Kosovë lind një herë në 40 vjet. Është lojtar që nuk bëhet brenda ditës. Këtë lojtar nuk e ka bërë as Franca, as Belgjika, është bërë këtu. Duhet t’i vlerësojmë edhe trajnerët tanë. Ky ka dalë nga trajnerët kosovarë, ky në Kosovë ka punuar para se të dilte jashtë”, shton presidenti i deridjeshëm i klubit prishtinas.

TË NGJASHME

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2025-07-01
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2025-07-01
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2025-06-21
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2025-06-21
Next Post
Distria Krasniqi e mbyll vitin në vendin e parë të renditjes botërore në xhudo

Distria Krasniqi e mbyll vitin në vendin e parë të renditjes botërore në xhudo

Related Post

Ballkani e synon sot kualifikimin tutje në Champions

Ballkani e synon sot kualifikimin tutje në Champions

2024-07-16
Kreu i Pensionistëve: Qeveria Kurti na poshtëroi me 20% rritje të pensioneve

Kreu i Pensionistëve: Qeveria Kurti na poshtëroi me 20% rritje të pensioneve

2024-10-07
Rama pyetet nëse ka koment për Kurtin, kjo është përgjigja e tij

Rama pyetet nëse ka koment për Kurtin, kjo është përgjigja e tij

2023-07-06

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

1 MUAJ MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

1 MUAJ MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

1 MUAJ MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

1 MUAJ MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

1 MUAJ MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

1 MUAJ MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

1 MUAJ MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 MUAJs MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 MUAJs MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

2 MUAJs MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL