F.B.
“Los Blancos” kanë transferuar supertalentin anglez Jude Bellingham, i cili u prezantua në Valdebebas si lojtari më i ri madrilenëe.
Mesfushori anglez firmosi kontratën e tij me spanjollët për gjashtë vite, deri në vitin 2029, dhe bëhet transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e klubit “Los Blancos”.
Bellingham pasi kreu vizitat mjekësore, ka firmosur kontratën me skuadrën ‘merenguese’.
Talenti anglez do të vesh fanellën më numër 5, atë që dikur e mbante legjenda e Francës, Zinedine Zidane.
19-vjeçari do të përfitojë një pagë neto sezonale prej 11 milionë euro deri në vitin 2029.