F.B.
Real Madridi dhe Atletico Madridi do të zhvillojnë përballjen e parë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Los Blancos cilësohen si favorit për këtë përballje, mirëpo forma e tyre në La Liga nuk flet në favor të tyre.
Në anën tjetër, Atletico i Diego Simeones po luan mirë dhe ka mbrojtjen më të mirë në ligën spanjolle.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid (4-3-3) Courtois, Valverde, Asencio, Rüdiger, Mendy, Tchouameni, Camavinga, Brahim Diaz, Rodrygo, Vinicius, Mbappe.
Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Marcos Llorente, Gimenez, Lenglet, Javi Galan; Simeone, Barrios, De Paul, Samuel Lino; Griezmann, Julian Alvarez.