Pas lirimit nga akuza të Naser Pajazitajt, të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, ka reaguar vëllai i viktimës, Shkelqimi.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky vendim e vërteton edhe njëherë se sa e fëlliqur është drejtësia.
“Drejtësia e Kosovës edhe një herë vërtetoi se sa e fëlliqur është, edhe një herë vërtetoi se njërzillëku nuk po ekzistojka, e vërtetoi që njerëzimi që punon aty e SHESIN fytyrën e tyre për para”, tha ai.
Postimi i plotë i Shkelqim Pajazitajt, pa ndërhyrje:
Drejtesia e kosoves edhe njeher vertetoi se sa e fëlliqur eshte, edhe nje here vertetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vertetoi qe njerzimi qe punon aty e SHESIN fytyren e tyre per para.
Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykat e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te verteten
Keta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtesi ne vendin e tyre.
SHTETI po vret.