Një rast skandaloz dyshohet të ketë ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku një foshnjë që kishte lindur e vdekur ishte futurë në lavatriçe me disa çarçafë.
Sot ky spital njoftoi se janë shkarkuar dy drejtorë, ndër ta edhe Muhamet Halitaj, drejtor mjekësor, raporton Zëri.info.
Ai thënë se nuk është përgjegjës për rastin, teksa ka akuzuar për ndërhyrje politike në këtë rast.
“Sa për opinion ju sqaroj se ky rast nuk perputhet aspak me pergjegjësitë dhe detyrat e drejtorit mjekësor.
-Deri sa drejtori mjekësor është përgjegjës i punës së mjekëve, e ne rastin në fjalë personeli mjekësor nuk e neglizhoj rastin duke e përfunduar kujdestarinë atë natë me pergjegjësi të plotë.
Pacientja e pranuar është ekzaminuar,ajo dhe familja janë njoftuar për frytin e vdekur, pacientja është operuar me kohë, terapinë e ka marrë me kohë, gjithça lidhur me rastin është dokumentuar dhe pacientja e paisur me fletëlëshim është liruar në gjendje të rregullt.
Poashtu foshnja e vdekur gjatë intervenimit kirurgjik I është dorëzuar mamisë që e njëjta të vazhdonte me procedura tjera”, thuhet në reagimin e tij.