F.B.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama uroi sot studentët për nisjen e vitit të ri akademik 2023-2024. Rama u uroi suksese mbi 121 mijë studentëve, që ulen për herë të parë në auditore dhe atyre që nisin sot vitin e ri akademik në universite.
Kryeminsitri Rama ndau një video ku Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u është drejtuar me një mesazh urimi studentëve dhe pedagogëve.
Së bashku me Ministren Manastirliu, kanë uruar bashkëmoshatarët e tyre edhe dy nxënëse të ekselencës që nisin sot universitetin, Anja Xifaj, e cila do të ndjekë studimet për arkitekturë dhe Airin Shestani, e cila do të ndjekë studimet për Inxhinieri Informatike.