Situatë e qetë është raportuar gjatë gjithë ditës në komunën e Zveçanit, ku po protestohet tash e dy javë kundër kryetarit Ilir Peci.
Prezent në protestë raportohet se ishin edhe dy udhëheqësit e Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.
Këta të fundit e kanë përkrahur protestën e serbëve kundër kryetarit shqiptar tash e dy javë, ku edhe kanë qëndruar së bashku me protestues gati gjatë gjithë kohës.
Protestat në këtë komunë u nisën nga qytetarë serbë dy javë më parë, kur detyrën e tij filloi ta ushtroj kryetari i zgjedhur i kësaj komune, Ilir Peci.