E Shtunë, Gusht 2, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Radiotelevizioni i Kurtit, lajmin për arrestimin në KEK e dha vetëm në minutën e 17-të

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kanali i parë i Televizionit Publik, drejtor i së cilit është zgjedhur mes zhurmës aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla, e ka dhënë kryelajmin e ditës, arrestimin e Kryeshefit të KEK-ut, në minutën e 17-të të lajmeve qendrore. “Shokët” e Gërvallës nga partia, në rrjetet sociale, e kanë akuzuar Prokurorinë dhe Kryeprokurorin se po e ndiqte Kryeshefin që vjen nga radhët e LV-së.

Kryengjarja e ditës së djeshme ishte bastisja e zyrave të udhëheqjes së Korporatës Energjetike të Kosovës dhe arrestimit i Kryeshefit të kësaj ndërmarrjeje, Nagip Krasniqit, nën dyshimet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Ushtrimin e ndikimit” dhe “Konfliktit të interesit”.

Dhjetë minutat e parë të lajmeve qendrore në televizionin publik i janë dedikuar cështjes së liberalizimit të vizave.

ADVERTISEMENT

Minutat në vijim të lajmeve të mbrëmshme është përkujtuar marrëveshja e parë e nënshkruar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Më pas, është raportuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme, në katër komunat e veriut.

RTK-ja ka qëndruar edhe pak në veri të vendit, duke raportuar për konkursin e rishpallur për vendet e lira në Policinë e Kosovës, në këtë rajon, pas dorëheqjeve masive të qytetarëve serbë nga institucionet publike, në nëntor.

Në minutën e 17-të të edicionit kryesore të lajmeve në RTK u fol për kryengjarjen e ditës, arrestimin e Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqin.

Lajmi hapet me njoftimin e Prokurorisë Speciale për arrestimin e Krasniqit dhe dyshimet që janë hedhur mbi të për keqpërdorim të pozitës, ushtrimin e ndikimit dhe konfliktit të interesit. Këtij lajmi, transmetuesi publik ia kishte rezervuar më pak se dy minuta, për të vazhduar me raportimet e tjera të ditës.

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarë të lartë të LV-së e kanë mbrojtur Krasniqin, ndërsa kanë sulmuar Prokurorinë e Shtetit. Sot Krasniqin e ka mbrojtur edhe Kryeministri Albin Kurti në Kuvend. 

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Bajrami i reagon Rizvanollit: Skandali i Krasniqit ju bën direkt përgjegjës juve, ai është eksponent i VV

Bajrami i reagon Rizvanollit: Skandali i Krasniqit ju bën direkt përgjegjës juve, ai është eksponent i VV

Related Post

Temperatura sot në Prishtinë 21 gradë, s’kishte ndodhur që nga vitet e 70-ta

Temperatura sot në Prishtinë 21 gradë, s’kishte ndodhur që nga vitet e 70-ta

2023-12-02
Katër të vdekur në Prishtinë, policia nis hetime

Katër të vdekur në Prishtinë, policia nis hetime

2024-06-21
10-vjeçarja shpëtohet nga rrënojat pas 183 orësh

10-vjeçarja shpëtohet nga rrënojat pas 183 orësh

2023-02-13

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

4 JAVË s MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

4 JAVË s MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

4 JAVË s MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

4 JAVË s MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

4 JAVË s MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

1 MUAJ MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

1 MUAJ MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

1 MUAJ MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

1 MUAJ MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

1 MUAJ MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL