Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi një qytetar e pengoi protestën e sotme të fëmijëve të dëshmorëve kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti.
Qytetari i quajti “hajna” anëtarët e kryesisë së OVL-së së UÇK-së dhe Çitaku thotë se këtë diskurt e ka ndërtuar Lëvizja Vetëvendosje.
“Kontekstin dhe diskursin publik në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit “hajn” e “tradhtar” e ka ndërtuar LVV”, shkroi Çitaku.
“E dhimbshme deri në palcë pamja e sotme e një burri në moshë të rritur (i cili tregonte për veten e tij se vërtetë është “hajn”) u drejtohej veteranëve të UÇK-së si “hajna”, gjersa e hyjnizonte Albin Kurtin. Edhe turpi ka emër”, shtoi ajo.