Qeveria e Kosovës ka zgjedhur bordin e ri të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, raporton RTKlive.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia na mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se bordi i ri i ShSKUK-së do të përbëhet nga: Dren Boshnjaku, Tetore Olloni, Rrezarta Bajrami, Besim Demolli, Vjollca Kadolli dhe Naim Bardiqi.
“Bordi drejtues është organi më i lartë vendimmarrës i ShSKUK-së dhe përbëhet nga 7 anëtarë. Meqenëse bordit të ShSKUK-së i ka skaduar mandati, Ministria e Shëndetësisë e konsideron të domosdoshëm zgjedhjen e bordit të ri”, ka thënë ministri Vitia.