E Shtunë, Dhjetor 20, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Qeveria ndan 26 milionë euro për studentë, nga 100 euro për student

2 MUAJs MË PARË
in Ekonomi, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndarjen e bursës së mobilitetit për nivelin Bachelor, si përkrahje për studentët me kushte ekonomike më të dobëta. Qeveria në detyrë ka ndarë 26 milionë euro për studentët. Ajo ka miratuar ndarjen nga 100 eurove për të gjithë studentët.

“Sot do të miratojmë edhe përmbushjen e një prej premtimeve kyçe të Qeverisë Kurti III, atë të bursës së mobilitetit për student të nivelit Bachelor. Kjo bursë do të jetë masë e përhershme dhe mbështetje  e vazhdueshme për studentët në nevojë. Shuma e mbështetjes do të varet nga distanca ndërmjet vendbanimit dhe vendit ku ju studioni. Sa më larg që ta keni universitetin ku studioni, aq më e madhe do të jetë mbështetja”, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo mbështetje do të mundësohet përmes shtimit të masës  3.8 në pakon e ringjalljes ekonomike si dhe përfshinë një planifikim deri në 26 milionë euro.

Gjithashtu qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për ndarjen e 100 eurove për çdo studentë, si masë e menjëhershme.

“Përderisa formimi i institucioneve të reja nga zgjedhjet e 9 shkurtit ende mbahen pezull, ekonomia e vendit vazhdon të rritet duke shënuar rritje prej 4.58% të bruto produktit vendor në tre mujorin e dytë të këtij viti. Bashkë me ekonominë rriten edhe të hyrat buxhetore, të cilat gjithashtu kanë shënuar rritje prej 10% krahasuar me vitin paraprak”, ka thënë Kurti.

ADVERTISEMENT

Po ashtu Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, të propozuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, me qëllim mbështetjen e familjeve me të ardhura të ulëta gjatë sezonit të dimrit.

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se me kthimin e stinës së dimrit, programi do të riaktivizohet për të ndihmuar familjet që nuk kanë mundësi të përballojnë pagesën e plotë të energjisë elektrike.

“Me kthimin e stinës së dimrit kthehet ky program. Subvencionohen faturat e plota ose një pjesë e faturës. Ata që mund të përfitojnë janë familjet që kanë të ardhura më të ulëta se 150 euro në muaj për person. Vitin e kaluar kemi pasur mbi 80 mijë familje përfituese,” tha Murati.

TË NGJASHME

Rritja e shtesave për fëmijë cilësohet e paligjshme dhe me qëllim elektoral

Rritja e shtesave për fëmijë cilësohet e paligjshme dhe me qëllim elektoral

2025-11-26
Vdiq sot, Shpat Kasapi pas pak javësh do të futej në Big Brother

Vdiq sot, Shpat Kasapi pas pak javësh do të futej në Big Brother

2025-11-26
Shpallja e zgjedhjeve zgjat buxhetin për dy muajt e parë të 2026-tës

Shpallja e zgjedhjeve zgjat buxhetin për dy muajt e parë të 2026-tës

2025-11-20
Maliqi: Më 28 dhjetor s’duhet të lejohet votim i dyfishtë nga diaspora – edhe me postë edhe fizikisht

Maliqi: Më 28 dhjetor s’duhet të lejohet votim i dyfishtë nga diaspora – edhe me postë edhe fizikisht

2025-11-20
Next Post
Bajrami: 26 milionë euro për blerje votash – Prokuroria të veprojë ndaj uzurpatorëve të pushtetit

Bajrami: 26 milionë euro për blerje votash – Prokuroria të veprojë ndaj uzurpatorëve të pushtetit

Related Post

Prishtina mundët në miqësore nga NK Celje

Prishtina mundët në miqësore nga NK Celje

2024-01-26
Ish-presidentja e Zvicrës: Punova me të gjithë, por më së shumti më bëri përshtypje Rugova, babai i pavarësisë

Ish-presidentja e Zvicrës: Punova me të gjithë, por më së shumti më bëri përshtypje Rugova, babai i pavarësisë

2023-12-13
Sot shënohet 145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Sot shënohet 145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

2023-06-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Vdiq sot, Shpat Kasapi pas pak javësh do të futej në Big Brother

Vdiq sot, Shpat Kasapi pas pak javësh do të futej në Big Brother

3 JAVË s MË PARË
Shpallja e zgjedhjeve zgjat buxhetin për dy muajt e parë të 2026-tës

Shpallja e zgjedhjeve zgjat buxhetin për dy muajt e parë të 2026-tës

4 JAVË s MË PARË
Maliqi: Më 28 dhjetor s’duhet të lejohet votim i dyfishtë nga diaspora – edhe me postë edhe fizikisht

Maliqi: Më 28 dhjetor s’duhet të lejohet votim i dyfishtë nga diaspora – edhe me postë edhe fizikisht

4 JAVË s MË PARË
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

1 MUAJ MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

1 MUAJ MË PARË
Luajti pas një viti si titullar, vjen reagimi i Edon Zhegrovës

Luajti pas një viti si titullar, vjen reagimi i Edon Zhegrovës

1 JAVË MË PARË
Sllovaki-Kosovë, Foda: Kemi vetëbesim, do të jetë një ndeshje e barabartë

Sllovaki-Kosovë, Foda: Kemi vetëbesim, do të jetë një ndeshje e barabartë

4 JAVË s MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

1 MUAJ MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

2 MUAJs MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 MUAJs MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL