F.B.
Qeveria e Kosovës ka ndarë një milionë e 675 mijë euro për Trepçën. Në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës, thuhet se ky vendim është marrë sot në mbledhjen elektronike të saj.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e njëqind e gjashtëdhjetetetë, në mënyrë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar: ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës; si dhe vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,150 € (një milion e gjashtëqindeshtatëdhjetepesë mijë e njëqindepesëdhjetë euro) për ndërmarrjen publike TREPÇA Sh. A.”, thuhet në njoftim.