F.B.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar këtë të premte një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime.
Sipas, njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, është miratuar vendimi për të kërkuar nga Presidentja dhënien e autorizimit, Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfW, Frankfurt am Main, për Projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike”.
Po ashtu bëhet e ditur se janë ndarë 3 milionë euro shtesë për Projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.