Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri deklaroi se beson se të gjitha zhvillimet e fundit ndërlidhen me hartimin e draft-statusit për Asociacion, sepse kjo sipas tij, është pika zero në të cilën është sot Qeveria, nga e cila nuk po lëviz.
“Ka bërë marrëveshje në shkurt dhe mars, të cilën e ka konfirmuar, Kosova ka marrë dhe ka dhënë në të njejtën kohë shumë dhe pak, unë e ndaj mendimin se në katër pozicione Kosova duhet të jetë e shqetësuar me këtë marrëveshje, por zoti Kurti e ka pranuar, dhe ne kemi thënë se kjo marrëveshje e pranuar Kosovën tani e obligon me e implementu. Nëse dëshiron me draftu statusin e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe nuik ke nevojë me prodhu kriza të këtilla, është e mjaftueshme me dal me shpjegu para deputetëve, popullit dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe me ndërmarrë veprime politike. Unë besoj se e gjithë logjika të dërgon në ketë se duke shkaktuar kriza të vogla, eviton problemin e madh, sepse kjo është kriza e 7 për 2 vjet e gjashtë muaj që Zoti Kurti si kryeministër me këtë kabinet Qeveritar e ka përjetuar”, tha Haziri.
Ai më tutje theksoi se përveç që jemi bërë burim i krizave, nuk duhet të harrojmë se para shpalljes së pavarësisë një prej garancive më të mëdha që kemi dhënë me kompromise, për Republikën e Kosovëës është se nuk do të jemi shkaktar dhe burim i krizave në rajon.
“Kosova ka me garantuar stabilitet, fqinjësi të mirë me të gjithë popujt. Ne kemi filluar me u identifiku si burim i krizave, përkundër se themi që krejt bota e di se Serbia është fajtore. Serbia është fajtorui kujdestar, por pse ne duhet të kërkojmë fajtor jashtë kur mundemi me parandalu situata me veprimet tona politike brenda Kosovës, tha Haziri.