Përmes kësaj proteste, ata kanë kërkuar rritje të pagave, pagesën për shujtën ushqimore, rrezikshmërinë në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës për këtë çështje.
Punëtorët e korporatës së KEK-ut po ashtu kanë kërkuar edhe shtimin e numrit të punëtorëve.
Shtimin e numrit të punëtorëve ata e lidhin më atë që shumë kolegë të tyre tashmë kanë vdekur, e shumë të tjerë janë larguar për mungesë të kushteve në punë.