Paris Saint-Germaini raportohet se është i gatshëm për të lejuar largimin e Neymarit.
Parisienët paguan çmimin rekord prej 222 milionë eurosh për transferimin e tij nga Barcelona në vitin 2017, transmeton Gazeta Express.
Sipas “FootMercato”, këshilltari sportiv te PSG-ja, Luis Campos, nuk ishte kundër shitjes së Neymarit as vitin e kaluar, pasi largimi i tij do t’i jepte Kylian Mbappes rolin e padiskutueshëm në klub, të cilin edhe ai e dëshiron.
Tani, me Mbappn që ka kontratë deri në verën e vitit 2025, pronarët nga Katarit thuhet se po ndjehen të “lodhur” gjithnjë e më shumë nga braziliani dhe dëshirojnë që ai të largohet.
Që nga rikthimi pas Kupës së Botës, 31-vjeçari nuk është aspak afër lojtarit që ishte në fillim të sezonit.
Braziliani bëri një kontribut mahnitës me trembëdhjetë gola në pesë ndeshjet e para të PSG-së në Ligue 1. Kundër Marseille dhe Monaco megjithatë javën e kaluar, Neymar u shfaq i shqetësuar dhe i zemëruar edhe me bashkëlojtarët e tij, teksa nuk ia doli të linte gjurmë në asnjërën ndeshje.
Por, mediumi francez ngriti një pikëpyetje lidhur me të ardhmen e ish-sulmuesit të Barcelonës, duke shkruar se “me një kontratë prej 36 milionë euro në vit që do të skadojë kur ai do të jetë 35 vjeç, a do të pranojë Neymar të largohet nga PSG nëse asnjë ekip tjetër evropian i nivelit të lartë nuk mund të arrijë pagat e tij aktuale? Kjo mbetet për t’u parë”.