E Shtunë, Qershor 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

PSD-ja e bën Kurtin “kryeministër Pinokio”

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialdemokrate (PSD) ka vendosur një afishe me figurën e kryeministrit Albin Kurti, i cili duket si Pinokio dhe njoftimin për mbajtjen e protestës kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi, tha se arsye e këtij aksioni është ftesa për protestën e së shtunës, që mbahet në sheshet kryesore të kryeqytetit.

E sa i përket afishes, Nushi pati një shpjegim.

“Është thirrje për protestën e 25 marsit që fillon në sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Hunda e gjatë e kryeministrit Kurti është rruga e tij e gjatë e mashtrimit e populizmit edhe e gënjeshtrës së tij në raport me dialogun me Serbinë. I gjithë pushteti i tij sa ishte në opozitë ishte dialogu me Serbinë, kundërshtimi i këtij dialogu, protestat më të mëdha kanë qenë të organizuar nga ai kundër ‘Zajednicës’, çka po ndodh sot është pranim i të gjitha atyre marrëveshjeve që ai i ka kundërshtu dhe pranim i ‘Zajednicës’”, tha ai.

Nushi tha se Marrëveshja e Ohrit e konfirmon dorëzimin e Kurtit përballë Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Mos të harrojmë duhet me kujtu për ditë, ndalimi i ‘Zajednicës’ përgjatë 10 viteve ka ndodhur me sakrifica të mëdha , qindra ditë burg të aktivisteve, kanë vdekur njerëz, janë arrestuar njerëz, janë shpenzuar kohë, mjete për ta bërë atë rezistencë që për 10 vite të mos formohet Asociacioni. Marrëveshja e Ohërit na konfirmoi që Kurti është dorëzuar”, u shpreh ai.

Duke folur për protestën e së shtunës, Nushi kërkoi që t’i bashkohen edhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët i konsideron si të mashtruar nga Kurti.

ADVERTISEMENT

“Protesta e së shtunës është kundër kësaj marrëveshje të dëmshme dhe kundër mashtrimit. Pavarësisht se sa vota i ke, sa më shumë vota që i ke aq më i madh bëhet mashtrimi, në këtë rast Kurti e ka mashtruar elektoratin e vete, kjo është e rrezikshme për demokracinë dhe është e shëndetshme nëse ne dalim e të protestojmë e nuk lejojmë që kjo të na shitet si diçka e mirë. Unë pres që pjesë e protestës më së shumti të jenë anëtarët e VV-së sepse ata janë më të mashtruarit, ata e kanë votuar udhëheqësin e tyre për me i ndalë këto konvenime ndaj Serbisë”, tha në fund Nushi.

TË NGJASHME

Beteja për Albulenën

Beteja për Albulenën

2025-06-14
Thirrja e fortë e ish-presidentit kroat për partitë në Kosovë – ja mesazhi i tij

Thirrja e fortë e ish-presidentit kroat për partitë në Kosovë – ja mesazhi i tij

2025-06-14
Në Vrellë të Istogut u bë rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombit

Në Vrellë të Istogut u bë rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombit

2025-06-14
Emisari Soresnen jep detaje për takimin me Vuçiqin

Emisari Soresnen jep detaje për takimin me Vuçiqin

2025-06-14
Next Post
Taekwondistët kosovarë i sjellin Kosovës medalje nga turneu botëror

Taekwondistët kosovarë i sjellin Kosovës medalje nga turneu botëror

Related Post

Sot City-United, përballje gjigantesh në ‘Wembley”

Sot City-United, përballje gjigantesh në ‘Wembley”

2023-06-03
Hapet Festivali Olimpik Evropian për të Rinj

Hapet Festivali Olimpik Evropian për të Rinj

2023-07-24
Prishtina kompleton çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Prishtina kompleton çerekfinalen e Kupës së Kosovës

2023-02-06

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Beteja për Albulenën

Beteja për Albulenën

1 hour MË PARË
Thirrja e fortë e ish-presidentit kroat për partitë në Kosovë – ja mesazhi i tij

Thirrja e fortë e ish-presidentit kroat për partitë në Kosovë – ja mesazhi i tij

5 ORË MË PARË
Në Vrellë të Istogut u bë rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombit

Në Vrellë të Istogut u bë rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombit

6 ORË MË PARË
Emisari Soresnen jep detaje për takimin me Vuçiqin

Emisari Soresnen jep detaje për takimin me Vuçiqin

6 ORË MË PARË
Policia e konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës: Lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare  

Policia e konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës: Lidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare  

3 DITË MË PARË
Distria Krasniqi stoliset me medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror

Distria Krasniqi stoliset me medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror

2 ORË MË PARË
Zyrtare: Blend Baftiu rikthehet tek Prishtina

Zyrtare: Blend Baftiu rikthehet tek Prishtina

5 ORË MË PARË
Distria Krasniqi kalon në finalen e madhe të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi kalon në finalen e madhe të Kampionatit Botëror

6 ORË MË PARË
Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

2 JAVË s MË PARË
Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL