F.B.
Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka protestuar sot gjatë ditës para Qeverisë së Kosovës.
Protesta ka qenë shpërfaqje e pakënaqësisë së tyre për mospërfshirjen në pagesat për shtesat e rrezikshmërisë, përmirësimin e kushteve të punës dhe një sërë kërkesash të tjera.
Përfaqësuesit e sindikatës u pritën në takim nga zyrtar të Qeverisë dhe MBP-së. Muharrem Beka nga Sindikata e Zjarrfikësve ka konfirmuar për RTKlive se kanë kërkuar një javë kohë nga institucionet qeverisëse për shqyrtimin e shtesave për rrezikshmëri.