Klubet e Federatës së Notit të Kosovës të hënën kanë protestuar para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Shkak i kësaj proteste, sipas tyre, ishte injorimi që po u bëhet nga ky dikaster, si dhe ndërhyrjet politike në këtë federatë.
Anëtarët e klubeve tentuan të futen në ndërtesën e MKRS-së, por u ndaluan nga policët.