E Premte, Shtator 12, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Protestohet për Astrit Deharin, familjarët akuzojnë Prokurorinë për mos-zbardhjen e rastit

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Është mbajtur një protestë në kërkim të drejtësisë për vrasjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi i cili edhe e ka thirr protestën, e ka akuzuar Prokurorinë Speciale se qëllimshëm po e fsheh rastin.

“Ne kemi mendu që ka përfundua që të ndodhin gjëra të tilla në shtetin tonë dhe në burgjet tona. Pasnesër bëhen 7 vjet nga vrasja e Astrit Deharit, deri më tani Prokuroria Speciale e Kosovës e cila ka më tepër se 5 vite që e ka marrë këtë rast nuk e ka përfunduar rastin ashtu siç provat tregojnë. Prokuroria e din më mirë se ne se Astrit Dehari është vra, mirëpo nuk janë arsye por besojmë që nuk janë ligjore pse prokuroria deri tani nuk e ka nxjerrë së paku një aktvendim për zbulimin e emrave të vrasësve të Astrit Deharit dhe zbulimin e emrave të atyre që e shtynë peronat e caktuar në vrasje dhe atyre që e kanë fshehur rastin e Astrit Deharit. Ne i dimë dëshmitarët e caktuar që kanë qenë në dhomë me Astrit Deharin, mendojmë që vrasja e Astrit Deharit është duke u fshehur nga kjo prokurori përballë këtu dhe nuk dimë për çfarë arsye prokuroria që ish dashtë me qenë me e besueshmja nuk jep informata se çka po ndodh me këtë rast”, tha Gashi.

ADVERTISEMENT

Ndërsa babai i të ndjerit, Avni Dehari, tha se zbardhja e vrasjes së Astrit Deharit është një drejtësi manipuluar nga prokurorët.

“U bënë 7 vjet që ne si familje, shokët e Astritit, qytetarët e gjithë Kosovës po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Astritit në burgun e Prizrenit. Që ishte një arrestim i inskenuar i politikës së Kosovës me vet faktin që gjithë shokët e Astriti janë shpallur të pafajshëm, ka qenë inskenim për qëllime politike e jo për veprën që është bërë. Qe 7 vjet drejtësia është peng në duart e prokurorisë. Një prokurori e mirëfilltë për një rast si i Astritit që është vrarë në burgun e Prizrenit, mos për 7 ditë, mos për 7 javë, për shtat muaj do ta zbardhte rastin. Fakti që për 7 vite nuk është zbardhur ky rast, flet që është një drejtësi e manipuluar nga ve prokurorët.”

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Erërat e fuqishme shkaktojnë disa dëme materiale në Deçan

Erërat e fuqishme shkaktojnë disa dëme materiale në Deçan

Related Post

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Ngjarjet e datës 31 mars

Ngjarjet e datës 31 mars

2023-03-31
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

2024-01-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

1 DITE MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

1 DITE MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

1 DITE MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

1 DITE MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

1 DITE MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

1 DITE MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

1 DITE MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

1 DITE MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

2 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL