F.B.
Borussia Dortmund po luan në Kol.
Verdhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 12-të.
Skemë e bukur nga këndorja, asist i Julian Brand dhe gol i Donyell Malen.
Pas festë së lojtarëve të Dortmundit nisi menjëherë protesta origjinale e dy tifozerive.
Ultrasit e Kolnit dhe Dortmundit nisën të hidhnin monedha në fushën e blertë, duke protestuar kundër investimeve të huaja në futbollin gjerman.
Tifozët verdhezinj shpalosën edhe një banderole, duke shprehur qëndrimin e tyre kategorik kundër vendimit të DFB për të lejuar investimet e huaja në Bundesligë.