E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Protesta në Prizren kundër performancës në DokuFesti, çfarë thonë organizatorët dhe BIK

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Sot nga ora 14:00 ka filluar një protestë kundër festivalit “DokuFest”, në sheshin “Shadërvan”, të Prizrenit pas një performance javën e kaluar në kuadër të festivalit në përkrahje të komunitetit transgjinor, e cila nxiti reagime.

Përmes rrjeteve sociale është kritikuar performanca e shfaqur ne “DokuFest” duke kundërshtuar mbështetjen financiare të institucioneve ndaj festivalit, pasi këta të fundit kanë shfaqur një koncert për të cilin thonë nuk pajtohen të paguhet me taksat e tyre.

Një nga personat që shpërnarë thirrjen për protestë është edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, Besim Berisha.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Berisha ka ftuar të tjerët duke shkruar sot në ora 14:00, në Sheshin Shadërvan, takohemi së bashku për ta ngrit zërin tonë kundër dokufest, pro familjes.

Berisha ka thënë se janë kundër “dukurive” që ndodhin brenda festivali.

“Gjithmonë kemi qenë kundër dukurive, ndodhive që kanë ndodhë brenda DokuFest-it, jo për DokuFest-in si festival, sepse s’kemi mundësi me qenë kundër artit e kulturës, por kemi qenë kundër gjithmonë atyre DokuNight që kanë organizu, pas orës 12, muzikat, edhe gjërat që kanë ndodhë deri në ora 5, 6 të mëngjesit”.

Sipas Berishës, ka pasur “irritim të qytetarëve” në lidhje me përformancën në natën e parë të hapjes së DokuFest, ku sipas tij, ka pasur pamje pornografike dhe situata atje është e tensionuar kohëve të fundit për shkak të kësaj.

“Ata le të bëjnë çka të dojnë, domethënë na nuk mundemi me ia ndalë kërkujt asnjë festival, asnjë shfaqje, asnjë kurrgjë, po jo me paret tona. E kam cek edhe në postim, jo me tatimet tona, jo me paret tona me na u imponu një gjë e tillë që nuk përkon me asnjë vlerë, po flas as fetare, as kombëtare, as njerëzore, as morale, asgjë tjetër”, ka thënë në një përgjigje me telefon Berisha.

Meqë kjo ngjarje do të organizohet ditën e premte, Berisha ka bërë të ditur se do të reflektojë në ligjëratën e xhumasë së sotme, në xhaminë ku ai është imam i saj, “Suzi Zerrini”.

Lidhur me përformancën e këtij grupi kishte reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila në profilin e saj në Facebook ka shkruar, “Pavarësisht se çfarë lloj Fest është, ju nuk keni të drejtë të shfrytëzoni momentin për ta paraqitur këtë! As në Prizrenin tim, as askund”.

“Për gjërat që nuk janë normale, mos na bëni t’i pranojmë si moderne. Mos e prekni frymën e Prizrenit tradicional dhe kulturor!”, thuhet më tutje në reagimin e saj.

ADVERTISEMENT

Kurse, nga festivali “DokuFest” thonë se nuk e kontestojnë të drejtën për protestë dhe kanë dhënë një shpjegim lidhur me performancën e shumëpërfolur.

Sipas tyre, koncerti i grupit “Peaches” nuk është mbajtur në hapjen zyrtare të festivalit dhe në të nuk ka pasur qasje askush pa biletë.

Sipas tyre, eventi është mbajtur në hapësirën e mbyllur brenda parkut të Marashit, pas orës 1:30 të natës dhe vetëm për një audiencë mbi 18 vjet.

“Duke i zbatuar të gjitha këto masa paraprake ne jemi të bindur se kemi siguruar kushte optimale për mbarëvajtjen e koncertit, andaj aludimet dhe shpifjet se në atë koncert ka pasur fëmijë nuk qëndrojnë dhe në të njëjtën kohë e bëjnë arsyen për thirrje të protestës të paqëndrueshme, sipas mendimit tonë”, kanë shkruar në përgjigjen e tyre, nga DokuFest.

Ata shprehen se e kuptojnë që mund të ketë mospajtime rreth aspektit artistik të ngjarjeve në festival, por konsiderojnë se jetojnë në një vend të lirë dhe demokratik ku liria e shprehjes është e garantuar me Kushtetutë.

Ndërkohë që ata shpresojnë se protesta do të jetë paqësore, në mënyrë që të mos dëmtojë festivalin dhe reputacionin e tij.

“DokuFest është një OJQ e cila mbështetet nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, Komuna e Prizrenit, Ambasada e Suedisë në Kosovë, një numër Ambasadash tjera, nga fondacionet Amerikane si NED dhe RBF dhe nga një numër sponsorësh komercial” – kanë thënë ata.

Më tej, nga DokuFest vlerësojnë se festivali i tyre ka pasur ndikim të madh në Kosovë, duke e bërë Prizrenin qendër botërore në fushën e kinematografisë, duke mundësuar rrjetëzimin në mes filmbërësve vendor dhe atyre ndërkombëtar, e gjithashtu edhe në aspektin ekonomik thonë se ka ndikuar me miliona euro në ekonominë dhe bizneset e qytetit të Prizrenit./Kallxo

TË NGJASHME

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

2025-09-10
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

2025-09-10
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

2025-09-10
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

2025-09-10
Next Post
Sulmohet policia kufitare në veri, arrestohen 5 të dyshuar për kontrabandë

Sulmohet policia kufitare në veri, arrestohen 5 të dyshuar për kontrabandë

Related Post

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

2023-04-21
Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

2023-09-20
Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

2023-12-30

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

5 ORË MË PARË
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

7 ORË MË PARË
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

7 ORË MË PARË
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

8 ORË MË PARË
IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

13 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

13 ORË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

13 ORË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

2 DITË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

2 DITË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL