E Enjte, Shtator 4, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Prokuroria për strukturën e UÇK-së: Përmenden Adem Jashari, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e të tjerë

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurori Matt Hawling ka komentuar lidhur me organizimin dhe strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë formë, Prokuroria pretendon t’i gjejë fajtor krerët e UÇK-së edhe për mosveprim, nëse konfirmohen veprat penale për të cilat akuzohen.

Hawlingu ka publikuar disa intervista të Thaçit, Selimit madje edhe të Fatmir Limajt, ku flitet për strukturën e UÇK-së.

“Udhëheqësia e UÇK-së buroi nga LPK-ja. Përmes Adem Jasharit dhe të tjerëve UÇK-ja filloi të sulmojë ushtrinë serbe dhe bashkëpunëtorët serbë. UÇK-ja e ka zanafillën në vitet ’90-ta. Që prej fillimit anëtarët e shtabit të përgjithshëm ushtruan autoritet”, tha ai në fillim.

“Thaçi, Veseli dhe Selimi ishin themelues të shtabit të përgjithshëm. Në një intervistë të medias të Selimit në vitin 1999, Selimi e përshkruan krijimin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së. Në një intervistë tjetër, Selimi e përshkruan 1997-ën si një fazë të zhvillimit të strukturëve të UÇK-së. Në vitin 1997 UÇK-ja arriti në një pikë ku mund të kryente sulme të orkestruara ndaj Ushtrisë serbe në të njëjtën kohë. Provat treguan se në 1997, UÇK sulmoi 12 stacione të policisë me granatahedhës. Provat tregojnë se sulmi u organizua nga Rexhep Selimi teksa u ndihmuan nga Thaçi dhe Veseli për të siguruar armët”, tha më tutje ai.

Sipas Prokurorisë, kjo nxiti më pas sulme të forcave serbe në Likoshan, Qirez dhe Prekaz.

“Pas sulmeve të UÇK-së, forcat serbe nisën një aksion në Likoshan e Qirez që çuan në humbje të jetës së civilëve. Forcat serbe në 1998 sulmuan Adem Jasharin duke e vrarë atë dhe gjithë familjen. Kjo ngjarje kishte efekt nxitës në Kosovë, me shumë vullnetarë. Luftimet u përshkallëzuan në mars 1998. Zhvillimet e marsit 1998 i kërkuan stafit të përgjithshëm të ndante përgjegjësi e të konsolidonte radhët e veta. Fatmir Limaj shkoi në Kleçkë, Shukri Buja që u udhëzua nga Thaçi të shkojë në Lipjan”, deklaroi prokurori.

Prokurori përmendi të gjitha zonat, dhe udhëheqësitë e tyre. Ramush Haradinajn, Rrustem Mustafën e të tjerët me radhë.

ADVERTISEMENT

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka publikuar një pjesë të intervistës që Rexhep Selimi, kishte dhënë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në këtë intervistë të Selimit me ZPS-në, ai flet për komunikatat e shkruara dhe gjithashtu emërimin e Jakup Krasniqit si zëdhënës.

“Sokol Bashota është marrë me komunikatat. Në prill 1998 kemi emëruar zëdhënës që është marrë me komunikatat dhe me konferencat. Ka qenë Jakup Krasniqi. Në ndërkohë i suportuar nga Hashim Thaçi që ka pasur detyrë të komunikimit me opinionin”, thuhet në këtë video.

Gjithashtu janë publikuar edhe intervista të ndryshme të Fatmir Limajt e Sahit Jasharit në kohën e luftës, ku ata flasin për strukturën e UÇK-së.

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, ka marrë fjalën i pari në nisjen e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së.

“Kishte një anë të errët të udhëheqjes së tyre. Provat do të tregojnë se rolet e tyre, mbështetën dhe zbatuan një politikë e cila vinte në shënjestër persona të cilët etiketoheshin si kolaboracoionistë dhe persona që thuhej se ishin kundërshtarë të UÇK-së. Ata që perceptoheshin si kundërshtarë përfshinin persona të lidhur me LDK-në dhe persona me përkatësi etnike serbe apo rome. Kjo politikë synonte burgosjen keqtrajtimin, torturimin dhe ndonjëherë vdekjen e kundërshtarëve. Aktakuza përfshin me qindra burgosje në tërë Kosovën, dhe mbi 100 vrasje. Shumica e viktimave ishin shqiptarë të Kosovës. Do të nevojitet paraqitja e provave e shumë copëza mozaiku, të siguruara nga vendndodhjet e ndryshme dhe dëshmitarët të cilët do të flasin për krimet dhe strukturën e UÇK-së. Krimet ishin të shumta, si në kohë ashtu edhe në gjeografi”, deklaroi ai.

TË NGJASHME

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

2025-09-04
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

2025-09-04
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

2025-09-04
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

2025-09-04
Next Post
Prokuroria: S’po gjykohet UÇK-ja

Prokuroria: S’po gjykohet UÇK-ja

Related Post

Abazi zbulon “sekrete të VV-së”: Bislimi i tha Zybës s’mund të udhëheqim siç thoshim në opozitë

Abazi zbulon “sekrete të VV-së”: Bislimi i tha Zybës s’mund të udhëheqim siç thoshim në opozitë

2023-03-27
Dështon konstituimi i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore, Kica-Xhelili: Deputetët e VV-së nuk erdhën

Dështon konstituimi i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore, Kica-Xhelili: Deputetët e VV-së nuk erdhën

2023-10-04
Formacioni i mundshëm i Ballkanit kundër Viktoria Plzen në Ligën e Konferencës

Formacioni i mundshëm i Ballkanit kundër Viktoria Plzen në Ligën e Konferencës

2023-09-21

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

29 minutes MË PARË
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

4 ORË MË PARË
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

5 ORË MË PARË
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

6 ORË MË PARË
Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

6 ORË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

5 ORË MË PARË
Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

5 ORË MË PARË
Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

1 DITE MË PARË
Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

1 DITE MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 MUAJs MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL