Prokurori Armend Zenelaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Sipas burimeve, Zenelaj e ka dorëzuar dorëheqjen e tij ditën e sotme, ndërsa arsyet që çuan në këtë vendim mbeten të panjohura.
Zenelaj ishte zgjedhur anëtar i KPK-së në vitin 2020 nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, dhe gjatë mandatit të tij ka shërbyer edhe si kryetar i Komisionit për Çështje Normative brenda Këshillit.
I kontaktuar nga klani, Zenelaj e ka konfirmuar dorëheqjen, por ka preferuar të mos komentojë mbi arsyet e saj.