F.B.
Bashkatdhetarët të cilët shfrytëzojnë pikën kufitare Dheu i Bardhë janë duke pritur deri në tri orë për të hyrë në territorin e Kosovës.
Kolonat në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë arrijnë deri në 3000 mijë metra.
Sipas të dhënave të fundit të publikuar në ora 09:12 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim dhe se dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.