E Diel, Shtator 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Pritja solemne për Krishtlindje, Dodë Gjergji përçon mesazhin për paqe e dashuri

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Sonte në Qendrën “BogdaniPolis” në katedralen “Shën Nënë Tereza” është mbajtur pritja solemne në prag të kremtimit të festës së Krishtlindjes.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, me këtë rast barti mesazhin e paqes dhe dashurisë për të gjithë njerëzit, me dëshirën që ata të jetojnë të lumtur, në harmoni dhe paqe.

Gjergji: Njerëzit që jetojnë në Kosovë të kenë paqe e dashuri

“Faleminderit që keni ardhur sonte për të bashkë ndarë me ne gëzimin, e që na mbështetni të jemi bartës të shpresës, dashurisë dhe paqes në këtë vend e këtë popull, sepse në këto Krishtlindje e kam marrë më shumë simbolin e bredhit …Kisha nuk pretendon që të jetë ndonjë gjë tjetër përveç se një bredh i bukur në popullin tonë, që është i dekoruar me virtyte, sakrifica, kontribute të shumta në histori dhe me gatishmërinë për të dhënë kontributin sot që vendi ynë po lejon që njerëzit që jetojnë në Kosovë të mund ta kenë paqen, dashurinë, tolerancën, harmoninë, miqësinë, faljen, pajtimin dhe gëzimin në zemrat e tyre,” tha Imzot Dodë Gjergji.

Ndërsa, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Demokratike të Kosovës (LDK) Visar Berisha uroi besimtarët katolikë me dëshirën që në familjet e tyre të mbretërojë paqja e solidariteti për njëri-tjetrin.

Berisha: Urojmë festa të këndshme

ADVERTISEMENT

“Ju urojmë festa të këndshme që t’i kalojnë sa më mirë pranë të afërmeve të tyre që të kanë bujari në mesin e tyre, solidaritet, që të jenë familje të bashkuara dhe secila të ketë një shpresë për të ardhmen për vitin që vjen, në mënyrë që si shoqëri, por edhe si individ dhe familje të mund të shohim përtej zymtësisë dhe përditshmërisë që e kemi, të asaj që ofron përditshmëria jonë, të mund të fitojmë përtej kësaj një shpresë më të madhe, e cila i duhet më shumë se çdo herë vendit tonë ,” u shpreh Berisha.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri tha se toleranca në mes të religjioneve në Kosovë është një pasuri të cilën të gjithë duhet ta ruajnë.

Tahiri: Toleranca në mes të religjioneve, pasuri të cilën duhet ta ruajmë

“Jemi sonte në Katedrale, për të shprehur nderimin dhe për të uruar Ipeshkvin e Kosovës me rastin e festës së Krishtlindjes. Pasuria e shqiptarëve gjithandej edhe e Kosovës është diversiteti, në këtë rast edhe diversiteti fetar, vëllazëria, bashkëpunimi dhe toleranca në mes të religjioneve në Kosovë është një pasuri të cilën duhet ta ruajmë e ta mirëmbajmë,” tha Tahiri.

Në këtë pritje solemne, organizuar nga Dioqeza Prizren-Prishtinë, morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe shumë të tjerë.

Ndryshe, sonte në mesnatë mbahet mesha solemne e Krishtlindjes e udhëhequr nga Imzot Dodë Gjergji, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krishti. Pas Pashkëve, është festa më e rëndësishme për të krishterët. 

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Dramën e fitojnë kryeqytetasit

Dramën e fitojnë kryeqytetasit

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

3 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

3 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

3 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

3 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

3 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

3 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

3 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

3 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

4 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL