FB
Sigal Prishtina dhe Trepça pritet të dhurojnë përsëri spektakël në përballjen e tyre të radhës.
Dy rivalët e moçëm do ta kenë sonte sfidën e tretë gjysmëfinale të “play-offit” të Superligës së basketbollit.
Aktualisht, seria e ndeshjeve është e barabartë, 1:1 pasi prishtinasit e fituan lojën e parë 82:70, e mitrovicasit atë të dytë, 77:68.
Prishtinasit do të mundohen ta shfrytëzojnë terrenin vendës për të kaluar në epërsi.
Kurse, mitrovicasve një fitore do t’ju kryente shumë punë duke e pasur parasysh se duelin e katërt do ta luajnë në “Minatori”, ku edhe do të mundë ta siguronin finalen.
Siç dihet, skuadra që i fiton tri ndeshje shkon në finalen e madhe.
Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të nisë në orën 20:30.