FB
Pas disa muajve, Prishtina do të rikthehet t’i zhvillojë ndeshjet e saj në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sezonin 2022/23, Prishtina ndeshjet si vendas i luajti në qytetin e Lipjanit, në stadiumin “Sami Kelmendi”, shkruan Gazeta Express.
Kjo pasi që fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ishte rënduar dhe po bëhej gati për ndeshjet e Kosovës.
Ndërsa duke filluar nga e shtuna, Prishtina do t’i luajë ndeshjet si vendas në shtëpi.
Nga ora 15:00 të shtunën, Prishtina do të përballet me Trepçën’89.