F.B.
KB Prishtina dhe KB Peja do të përballen mes vete sonte (e premte) në ndeshjen përcaktuese për vendin e parë në Ligën Ballkanike.
Fituesi i ndeshjes do të përfundojë si lider i vetëm i sezonit të rregullt.
Të dyja skuadrat kanë rekord 5-2, ndërsa fituesi i ndeshjes së sotme do të jetë 6-2 që garanton vendin e parë në sezonin e rregullt, ndërsa humbësi do të përfundojë 5-3.
Kjo do të thotë se fituesi do të luajë në “Final 4” kundër KK Lovcenit, ndërsa humbësi do të duhet të luajë me mikpritësin AEL Limassolin.
Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në orën 20:15.