Festën e Pashkëve, të gjithë besimtarëve ortodoksë, ua ka uruar presidentja Vjosa Osmani.
“Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje!”.
Në mesazhin, presidentja deklaron se Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë.
“Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen!”, deklaron presidentja në urimin për këtë festë.
“Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë!”
“Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodoksë!”