Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, presidenti i vendit obligohet që së paku një herë në vit t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani, do të flas para deputetëve lidhur me angazhimet e saj, përkitazi me fushëveprimtarinë që i takon.
Seanca ku do të flas presidentja fillon nga ora 9:30. Pas adresimit vjetor të presidentes Osmani, Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë edhe dy seanca.