Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
“Dje në Ankara, në ceremoninë inauguruese, e përgëzuam Presidentin Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tonë” ka shkruar në FB presidentja Osmani, duke ndarë fotografi nga ceremonia.
Ajo shtoi se gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, ka bashkëbiseduar për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.