F.B.
Shefi i Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë të hënën se Serbia ka emëruar organet ilegale në disa komuna të Kosovës.
Në një postim në Twitter, Vela ka shkruar se organet ilegale janë emëruar në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq.
Ai ka shkruar se kjo është shkelje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovranitetit të Kosovës.
“Lëvizja e fundit e Serbisë me emërimin e zyrtarëve në organet ilegale komunale në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq, është shkelje flagrante dhe mospërfillje e Marrëveshjes së Brukselit dhe sovranitetit të Kosovës. Ky është shembull i agresionit institucional të aplikuar veçanërisht nga Rusia në Ukrainë”, ka shkruar Vela në Twitter.