E Martë, Korrik 8, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Prej durimit tek suksesi, Berat Gjimshiti – kapiteni i madh shqiptar

1 year MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

F.B.

Berat Gjimshiti është një shembull për t’u ndjekur.

Jo vetëm në fushën e blertë, por mbi të gjitha jashtë saj.

Një njeri i durueshëm, një punëtor i palodhshëm.

E kur i ke këto virtyte, s’ka se si të mos arrijë suksesi.

Futbollisti shqiptar nga Lugina ishte lënë jashtë Kampionatit Evropian të vitit 2016 nga Shqipëria.

Por, qendërmbrojtësi me zemër të madhe nuk u zemërua aspak.

Përkundrazi, ky ishte një motiv dhe një shtysë për të, pasi u kthye të punonte edhe më fort.

Shpejt u bë shtylla e mbrojtjes së Atalantës, skuadër që shënonte rritje të madhe në Itali.

Kishte shkuar në këtë ekip kur bergamaskët po luftonin për të mbetur në Serie A, por dalëngadalë kjo skuadër u bë mjaft e respektuar dhe më pas edhe e fuqishme në Itali.

Berati e mori shiritin e kapitenit të Shqipërisë dhe si lider i udhëhoqi Kuqezinjtë drejt kualifikimit shumë të merituar në Euro 2024, ku synon të tregohet po ashtu i suksesshëm në muajin e ardhshëm me “Shqiponjat”.

Shiriti i kapitenit ishte në krahun e Gjimshitit edhe në finalen e Ligës së Evropës mbrëmë ndaj Bayer Leverkusenit.

“Jam krenar, sot e mësova se do ta mbaj shiritin në krah. Grupi është fantastik, luajtëm shumë mirë dhe fituam me meritë”, tha pas ndeshjes i emocionuar dhe mjaft i lumtur kapiteni “kuqezi”.

ADVERTISEMENT

Ai me shokë e deklasuan kampionin gjerman që nuk njihte humbje tash e 51 ndeshje, Leverkusenin.

“Është e vështirë t’i gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh, pas finales së humbur në Kupën e Italisë, është i pabesueshëm. Megjithatë tani nuk më interesojnë tri finalet e humbura paraprakisht”, vazhdoi “muri” i mbrojtjes së Atalantës.

“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita në këtë ekip, situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për ta shmangur rënien nga liga. Ardhja e Gasperinit solli një filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron t’i përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë dhe ta japin më të mirën e tyre. Pastaj pas disa viteve fillova ta imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Europa Leaguen, ndoshta më shumë Kupën e Italisë, por sot e meritojmë të gjithë këtë”, përfundoi Gjimshiti.

Në fund, ylli shqiptar nga Lugina e ngriti lart trofeun e parë evropian për Atalantan – hiq më pak se trofeun e Ligës së Evropës, që është i dyti për nga rëndësia në nivel klubesh, pas atij të Ligës së Kampionëve.

Fjalë pak, e punë shumë!

Zonja dhe zotërinj, ky ështe kapiteni fantastik shqiptar, BERAT GJIMSHITI! 

TË NGJASHME

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2025-07-01
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2025-07-01
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2025-06-21
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2025-06-21
Next Post
“Çmenduri” në Mitrovicë, mijëra tifozë e vërshuan pikën e shitjes së biletave në orët e hershme të mëngjesit

“Çmenduri” në Mitrovicë, mijëra tifozë e vërshuan pikën e shitjes së biletave në orët e hershme të mëngjesit

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

4 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

4 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

4 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

4 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

5 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

7 DITË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

7 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL