Tash e 16 ditë janë vendosur barrikadat në veri të Kosovëes, ku po dyshohet se në to jane të përfshira disa grupe kriminale.
Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka thënë se çdo ditë merr mesazhe të shumta nga serbët e Kosovës të cilet thonë se grupe kriminale serbe po ushtrojnë dhunë fizike ndaj tyre për mos pjesmarrje në barrikada, raporton Zëri.info.
Ai më tej ka kritikuar presidentin serb Aleksander Vuçiq se është përgjegjës për të gjitha incidentet në veri, duke thënë se ne media këto gjëra po i paraqet sikur janë kryer nga shqiptarët.
‘’Çdo ditë me vijnë dhjetra mesazhe të tilla e të ngashme që dëshmojnë se kriminelët e Vuçiqit, pra serbët janë ata qe po i trembin , rrahin e vrasin serbët në Kosovë, jo shqiptarët siç i prezenton media e Vuçiqit, kjo është e vërteta’’, shkroi ai në Facebook.