Policia në Pejë ka njoftuar se sot ka ndaluar një veturë ku ka gjetur një armë pistoletë me karikator.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datën 26.02.2025, rreth orёs 02:00, gjatë patrullimit të rregullt nё pikё kontrolli një patrullë policore ka ndaluar veturën e markёs JEEP, ku gjatё kontrollit të personit dhe veturёs ёshtё gjetur dhe sekuestruar:
njё (1) armё pistoletё TT M 57 7.62×25 mm
njё (1) karikator i tё njëjtës armё.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, lirohet nё procedurë të rregullt.