Policia dhe Dogana kanë identifikuar tri automjete të dyshuara që po transportonin mall të kontrabanduar.
Policia ka njoftuar se kanë sekuestruar:
– 1750 boksa Chesterfield me 350000 copë cigare,
– 250 boksa cigare elektrike Terea – 50000 copë cigare,
– makina për mbushje të cigareve (filetara) gjithsej 3200 copë,
– shkrepëse gjithsej 2000 copë,
– shishe xhami për nargjile 50 copë,
– shtroja për këpucë 3000 palë (6,000 copë).
Vlerësohet se vlera e mallit është rreth 120 mijë euro pa llogaritur edhe shmangiet doganore.
Një i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
“Në lidhje me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.”