F.B.
Policia njofton se me datën 11 korrik rreth orës 09:30, është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Turjak – Pejë.
Nё kёtё aksident ishin tё involvuar njё makinё punuese (traktor), dhe vozitёsja e traktorit, e cila si pasojё e aksidentit kishtё pёsuar lëndime tё rёnda trupore.
Policia informon se e njëjta ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё.
Por, “me datё 17.07.2023, rreth orёsh 20:00, nga QKUK-Prishtinё, jemi njoftuar se viktima e aksidentit nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe e njëjta ka ndёrruar jetё, vdekja e viktimёs ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar”, njofton policia.
“Ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhёruar qё trupi i pa jetë i viktimës tё dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, përfundon njoftimi i policisë.