Policia e Kosovës ka arrestuar një person që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar. Policia ka bërë të ditur se i arrestuari dyshohet se është përfshirë në trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike, për çka ishte në kërkim nga INTERPOL-i.
“Njësia FAST-Kosova, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Pejë, në koordinim edhe me organe tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar. Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore turke, dyshohet se është i përfshirë në trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike”, ka theksuar policia.
Lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.