Eksperti i sigurisë, Agim Musliu thotë se po dridhet Beogradi dhe barrikadat e vendosura në veri nga grupet kriminale serbe.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se, po e ndjen që Beogradi po dridhet pas infiltrimit rus në barrikadat e kriminelëve në veri.
Sipas tij, ato nuk do të jenë edhe shumë kohë aty.
Ai paralajmëron se heqja e tyre është çështje orësh.
Postimi i plotë:
PO DRIDHEN BEOGRADI DHE BARRIKADAT
Pas infiltrimit rus në barrikadat e kriminelëve në veri, po e ndjej se Beogradi po dridhet.
Barrikadat po dridhen!
S’besoj se do të jenë aty edhe shumë kohë – çështje orësh!? Ndoshta?!