F.B.
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Pejë.
Policia ka konfirmuar rastin, i cili ka ndodhur në rrugën “Ali Pashë Gucia”, rreth orës 23:30.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se nga të dhënat fillestare për rastin, dy personat e plagosur janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Si pasojë e këtyre të shtënave, dy (2) persona janë plagosur, të njëjtët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë dhe sipas ekipit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë”, ka konfirmuar Rugova.