Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur se vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në orët e mëngjesit të së premtes dy pikat kufitare, ajo në Jarinjë dhe Bërnjak.
QKMK-ja njofton se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës e as në dalje.
Ndryshe, pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat e vendosura nga serbët në veri, që bllokuan rrugët për pothuajse tri javë rresht.
Barrikadat janë larguar në fshatin Rudar, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.